AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 15:11

Reagon Rama, e quan anti-mitingun me administratën në Vlorë, "dialog me popullin"

Reagon Rama, e quan anti-mitingun me administratën në Vlorë,

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas akuzave të opozitës se po i bëhet presion administratës, për të marrë pjesë në takimin e planifikuar për ditën e nesërme në Vlorë.

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit?” -shkruan Rama përmes një postimi në Twitter.