AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 22:21

Reagimi i Ambasadës së SHBA , Lubonja: Nuk reagojnë për vjedhjen e votave, po përkrahin instalimin e një regjimi

Reagimi i Ambasadës së SHBA , Lubonja: Nuk reagojnë për


Analisti Fatos Lubonja, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, ku dënohej dhuna në KZAZ. Lubonja tha se ambasada nuk shqetësohet për përgjimet që dëshmojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Lubonja tha se protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, ndodhin gjithmonë në SHBA dhe ky është një normalitet.

“Kjo ambasada, cfarë mendon kjo ambasada, që nuk ka asnjë reagim, kur sheh ministra, deputetë, që kanë bërë vjedhje vote masive me banditë, kriminelë, shefa policie? Është kjo dhunë? Kjo Amerika njihet dhe si vend për demokracinë.

Këta njerëz që kanë bërë këtë, trusti i drogës, që bën këtë, cfarë do prodhojë? Dhunë shtetësore.

Cfarë e shqetëson Ambasadën, dhuna shtetërore, apo disa njerëz që kanë bërë protesta sic bëhen cdo ditë në Amerikë. Sa herë vritet ndonjë zezak, dalin në protesta, nuk është qamët i madh. Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrezikshëm në mes të Europës. Por, s’kanë faj, sepse kanë një president që i ka nxjerrë Neë York Times, që ka çdo ditë një gënjeshtër.

Këtu flet nje punonjës i ambsadës, ose një Palmer dhe njerëzit thonë, paska folur Amerikë”.

/TPZ.al/