AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 21:40

Mentor Nazarko: Rama është frikacak, por ndërkombëtarët e kanë trimëruar për të vajtur drejt 30 Qershorit

Mentor Nazarko: Rama është frikacak, por ndërkombëtarët


Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se ka informacion, se bashkaësia ndërkombëtare, duke dashur që të mos krijohet një precedent në Ballkan, ku palët largohet nga zgjedhjet dhe pamundësojnë procesin, e kanë “trimëruar” kryeministrin Rama, për të marshuar drejt 30 Qershorit.

“Unë mendoj se Rama duhet të kishte zgjedhur një mënyrë legalë të përballej me dekretin. Jam dakord që Gjykata Kushtetuese vendos për dekretin.

Në pamundësi të funksionimit të kësaj gjykate, duhej zgjedhur një rrugë tjetër, për të dhënë një përgjigje. Jemi në kushtet e bashkëjetesës së dy akteve. Në gjykimin tim kryeministri nuk mund të vazhdonte me këtë linjë, që është në fuqi dekreti i parë. Së dyti, ku po protestohet? Në ato Bashki, që udhëhiqen nga demokratët, nga ato qëndra pushteti që komandohen nga demokratët.

Ata shohin që në zgjedhjet e 30 Qershorit, do të detyrohen të lënë pushtetin.

Kemi mobilizim të atyre vatrave të pushtetit, për t’ju kundërvënë zhvillimit të zgjedhjeve.

Pas kërcënimit amerikan, kemi delegimin e përgjegjësive në bazë. Po të isha unë,nuk do zgjdhja këtë skenar. Përvec këmbënguljes, frikës së opozitës, Rama është njeri frikacak.

Por, me sa duket është dikush që e trimëron, në informacionin tim është bashkisë ndërkombëtare. Ata thonë se nuk duhen shtyrë zgjedhjet, për të mos u krijuar ky precedent në Ballkan”.

/TPZ.al/