AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 19:57

Kaos në Shkodër, Rama shtyn takimin elektoral me 45 minuta

Kaos në Shkodër, Rama shtyn takimin elektoral me 45 minuta

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë nga ora 19:00 për në 19:45 takimin elektoral për prezantimin e kandidatit të PS-së për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Më herët teksa Rama mbante takim elektoral në Bashkinë e Vaut të Dejës, mbeshtetesit e PD te mbledhur në pedonalen e qytetit u përplasën me forcat e policisë.

Ata tentuan të thyenin kordonin e vënë për të garantuar sigurinë brenda perimetrit për organizimin e mitingut në pedonalen “Kolë Idromeno”.