AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 19:35

Tension në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

Tension në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama mbylli takimin në Vaun e Dejes dhe i është drejtuar Shkodrës, PD ka nisur marshimin në Shkodër.

Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës, bashkë me qytetarë shkodranë janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, por janë konfliktuar me policinë, e cila është vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në tubimin elektoral të kryeministrit.

Gjatë përplasjeve me qytetarët policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, duke bërë që një gruaje ti bjerë të fikët, por qytetarët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë.