TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shtetrrethim kryeministri Edi Rama mbajti mitingun elektoral në Shkodër. Ndërsa rreth tij protestonte opozita dhe hidhej gaz lotsjellës, kryeministri fliste para të vetëve. Kreu i qeverisë tha se Shkodra për të ishte sfidë.
“Dua t’u them diçka, jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. 4 vjet më parë u thashë vlonjatëve se ishte koha për një kapitull transformimi. Sot Vlora nuk njihet. Shkodra e 4 viteve të ardhshme është edhe sfida ime personale, do bëj më shumë se 30 vite të marra bashkë” – tha Rama që nuk i kurseu akuzat për kryebashkiaken Voltana Ademi.
“Ata që e drejtonin sot kanë dalë në rrugë të madhe. Dinë vetëm të bëjnë shantazh, kaos dhe Molotov. Voltana Ademi, drejtuesja më e paaftë në historinë e bashkive, të majta dhe të djathta që kur është hapur bashkia e parë në vend”, – tha Rama.
Mitingu u hap nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që tha se ka ardhur koha që Shkodra të përqafojë zhvillimin dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj.