TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer ngjarjet dramatike nga qyteti i Shkodrës. Noka tha se policia ka ushtruar terror dhe ka hedhur gaz lotsjellës mbi qytetarët paqësor. Ai gjithashtu tha se si pasojë e këtij gazi, ai është verbuar për 20 minuta, nuk ka patur mundësi të shohë.
“Kam përjetuar moment verbërimi për 20 minuta, nuk kam arritur të shohë. Ka qenë një barabari e pashoqe. E patë vetë live. Ne kishim protestë qytetare, me zonja në rresht të parë. Nuk kishte dhunë. Kjo protestë kërkonte vetëm zbatimin e Kushtetutës, mbrojtjen e demokracisë. Policët me urdhra politikë, i trajtuan qytetarët e shkodrës si barabrë. Terror dhe gaz lotsjellës mbi qytetarët shkodranë. Ka patur disa të dëmtuar. Po të jem në studio, do e keni të vështirë të më njihni, ndërkohë që janë dhjetëra të plagosur që kanë përfunduar në spital”.
/TPZ.al/