TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala bëri bilancin e personave të arrestuar dhe proceduar deri tani në protestat për bllokimin e KZAZ-ve.
Lala shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se më shumë të arrestuar ka në veriun e vendit, ndërsa vuri në dukje se në burgje aktualisht ndodhen edhe zyrtarë bashkish, kryesisht me PD-në. Gazetarja theksoi se policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa ka të lënduar edhe nga forcat e policisë.
“Sipari i përplasjeve ka nisur në Tropojë. Ka të arrestuar atje. Kemi dy palë në konflikt. Janë 4 të arrestuar në Tropojë dhe 7 të shpallur në kërkim. Në Shkodër u arrit kulmi, ku u dogj shkolla dhe u arrestua Bardh Spahia.
Nuk ka pasur masë sigurie nga gjykata. Është ndalim me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore. Situatë të tensionuar ka pasur edhe në Kukës dhe Kavajë.
Ka pasur përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Madje, ka pasur edhe foshnje të lënduar në Shkodër, gjithashtu një vajzë 15 vjeçe.
Kjo është situata për momentin. Deri 60 janë të proceduar dhe 12 janë të arrestuar, ka edhe të shpallur në kërkim”, tha gazetarja Lala./ TPZ.AL