AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 21:52

Kryemadhi: Fundi i Ramës i shkruar, në 30 Qershori do ketë zgjedhje në Partinë Socialiste për kryetar

Kryemadhi: Fundi i Ramës i shkruar, në 30 Qershori do ketë


Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se fundi i Edi Ramës do të jetë pikërisht në 30 Qershor, ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste.

”Sa për të qeshur më vjen por edhe keq më vjen. Një kryeministër që ka përgjegjësi të madhe për shqiptarët.

Një kryeministër që ka përsipër përgjime që do kishin hedhur në erë ballkanin. Këto përgjime tregojnë se është i lidhur me bandat. A e ke realizuar objektivin, thotë kryeministri, drejtorit të policisë. Një ministër i energjitikës, që thërret një furgon me kriminelë për zgjdhjet.

Në vend që kriminelët të jenë në burg, janë ushtarët e Edi Ramës. Në 2017, që doli dhe foli kazani, kusia, garuzhdja. Tani nuk ka më, as filxhan as fallxhore, fati i Edi Ramës, është shkruar. Nuk ja ka shkruar as fallxhorja e gjermanishtes, as anëtarët e PS-së, as horoskopi.

Është një fat që ja kanë shkruar shqiptarët. Ky kryeministër, në vend të japë përgjigje ku do gjejë paratë e Bechettit. Në 30 Qershor do ketë zgjedhje për kryetar partie në Partinë Socialistë. Zgjedhjet e 30 Qershorit do jenë zgjedhje për këtë”.

/TPZ.al/