AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 21:27

Shpërthen Lubonja: Rama ka ndërtuar partinë shtet, trustin e kokainës, kërkon eleminimin e kundërshtarëve

Shpërthen Lubonja: Rama ka ndërtuar partinë shtet, trustin e


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, ka ndërtuar në Shqipëri partinë-shtet dhe synon eleminimin e kundërshtarit, me të gjithë mjetet.

“Kryeministri sot në parlament, me dy fjalë, e konsideron veten, shteti dhe të tjerët anti-shteti. Anti shteti nuk do të fitojë tha. Shteti për mendimin tim është kryeministri, që identifikohet me Shqipërinë.

Kur shtetin e konsideron si parti shtet, siç e kemi patur, atëherë mund ta quajmë atë shteti. Ky shtet ka vendosur të përdorë të gjithë mjetet ndaj kundërshtarëve.

Shteti i Edi Ramës, do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie shtet, që përpara gjithë atyre që pamë, përgjimet, nuk është thjesht një parti, por një organizatë kriminale, e cila punon për të vjedhur.

Unë nuk jam shumë i bindur që PS dhe Rilindja nuk janë një.

E mendoni ju që në vitet 90, PS-ja, mund të merrte në telefon Rexhep Mejdani të thoshte: Mos e çaj k…? Se ku është banda dhe organizata duket edhe nga fjalori.

Nuk duhet të bëjmë strucit. Ai e ka të qartë. E ka policinë, banditët, kriminelët. Ose do ti nënshtrohemi shtetit të gangsterit, trustit të pastrimit të parave të drogës, trusti i kokainës, që i ka kapur të gjitha…”

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/06/20/reagimi-i-ambasades-se-shba-lubonja-nuk-reagojne-per-vjedhjen-e-votave-po-perkrahin-instalimin-e-nje-regjimi/

https://www.tpz.al/2019/06/20/blerja-e-votave-lubonja-turp-ku-jetojme-shitet-dinjiteti-i-njeriut-per-20-mije-lek/