TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, duke thënë se Edi Rama ka vetëm dy rrugë, “ose të shpëtojë paratë, ose kokën e tij”.
“Rama ka dy rrugë, o të shpëtojë paratë, ose kokën e tij. Do shkojë në burg, ka cuna të bukur aty ku do shkojë. Fundi i Edi Ramës, tek filxhani i Monikës do jetë.
Unë nuk shoh fall, se besoj në zot. Njerëzit që besojnë tek djalli shohin fall. Ai ka punësuar fallxhoren e gjermanishtes, këshilltare në kabinet”.
E pyetur lidhur me deklaratat e Ramës, i cili shpesh shprehet se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, Kryemadhi u përgjigj se nuk ka frikë as nga drejtësia shqiptare dhe as nga ajo amerikane.
“Janë hetuar edhe letrat higjenike të familjes time dhe nuk kanë gjetur asnjë fije gjë. Nëse do kishim një fije frikë nga drejtësia, ose do iknim ose do ktheheshim fasadë e Edi Ramës. Nuk kam frikë as nga drejtësia shqiptare dhe as nga drejtësia amerikane.
Ky zoti Rama, kur nuk ka frikë nga dretjtësia, përse nuk jep dorëheqjen dhe të hetohet? Ky Sandër Lleshaj ka arrestuar protestues, po atë recepsionistin që vodhi 40 milionë euro, përse nuk e arreston? “
/TPZ.al/