TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai e nuhati që diçka nuk po shkonte mirë. “Ranishtja 2”, ku u arrestuan disa persona në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdet u dekonspirua. Ky është mendimi i parë i policisë, pas dështimit pë kapjen e tyre.
Biznesmeni Idlir Karkini dyshohet se është njoftuar para se të zhvillojeh operacioni. Gazeta Shqiptare mëson se ai është larguar nga Shqipëria në datën 11 shkurt nga Rinasi.
9 ditë më vonë do të zhvillohej operacioni me disa të ndaluar, e ndërsa mes të dyshuarve është edhe kryebashkiaku i Rogozhinës, të cilit i është bllokuar pasaporta.
Biznesmeni i njohur akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Idlir Karkini prej vitesh është përfolur nga politika për përfshirje në afera korruptive, ndërsa ai prej kohësh ka vazhduar punën i qetë.
Kompania ku ai ka qenë përfaqësues për herë të fundit është përmendur në lidhje me mirëmbajtja e rrjetit dixhital të RTSH-së.