TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas marrëveshjes së pak ditëve më parë të firmosur mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, zbardhet udhëzimi për strukturën e Task Forcës, ku theksohet ngritja e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. Sipas udhëzimit, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit.
Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit. Këta prokurorë thuhet në udhëzim do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar –Operacioni Forca e Ligjit. Kryeprokurorja Arta Marku përmes udhëzimit kërkon gjithashtu që Drejtuesi i Seksionit brenda 10 ditëve të para të cdo muaji raporton të dhëna statistikore tek prokurori koordinator në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kryeprokurorja firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në datë 2 shkurt. Marrëveshja ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet për luftën ndaj krimit. Marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj krimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë.