AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 13:09

Vrasja e policit në Lazarat, akuza kërkon 3 burgime përjetë

Vrasja e policit në Lazarat, akuza kërkon 3 burgime përjetë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre burgime përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të FNSH, Ibrahim Basha në Lazarat. Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Arbjan Alikon, Elvis Boçian dhe Borjan Boçian. Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan 113.2 vite burg.

Pretenca për grupin që vrau policin në Lazarat

Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë

Xhulio Malo 10 vite

Albion Aliko 17.6 vite

Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 5 vite

Oltion Proko 9 vite

Dervish Çoko 18 vite

Rohan Hirja 18 vite

Iliaz Xhaferaj 18 vite