TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas deklaratës së fortë të Presidentit Ilir Meta se nuk mund të firmosë një letër të bardhë, sa i takon negociatave mes Shqipërisë e Greqisë për kufirin detar, mediat greke kanë reaguar ashpër, duke lëshuar mori akuzash.
Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negociimin. Me këtë titull ka dalë gazeta greke Eeleftheros typos.
Media greke flet më tej për “Zjarr” në marrëdhëniet greko-shqiptare të vënë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas refuzimit të tij për të dhënë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë per kufijtë detarë, duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj per te cilen po negocion qeveria.
“Kërkesa nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi”, tha Ilir Meta dje një konferencë shtypi.
Sipas tij, “Qëllimi i presidentit nuk ishte dhe nuk është të bëjë lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate”.