TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësues të shoqërise Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjerë të vendit kanë protestuar sot në Berat për çështjen e detit, çamerisë dhe hapjes së varreve të ushtareve grek në Gjirokastër.
"Nuk jemi mbledhur këtu për partitë politike, por për një çështje të madhe siç është ajo e marrveshjes për detin”, u shpreh Aulon Kalaja. Ata thanë se kjo nuk është një portestë politike, por një protestë partiotike. Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame.
“Qeveria pazarin e parë e nisi në Kretë, e vazhdoi në Korçë, por ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det. Ne i themi jo shitjes së detit, do ta mbrojmë vendin tonë”, tha ai.
https://www.facebook.com/aulon.kalaja/videos/1948323178529737/