AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 09:12

EMRI/Hidhte në treg dollarë të falsifikuar, zbulohet shuma që i gjetën 44-vjeçarit

EMRI/Hidhte në treg dollarë të falsifikuar, zbulohet shuma

Arrestohet nga policia një 44-vjeçar në Elbasan pasi iu sekuestrua një sasi e madhe dollarësh të falsifikuar. Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Taulant Dubali, 44 vjeç, në kuadër të operacionit të koduar “START 2018”.

Njoftimi i policisë 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.

Si rezultat  i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi  i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale  si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë  aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2  i Kodit Penal.