AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 09:57

Durrës, shpërthen bombola, plagosen dy vëllezërit

Durrës, shpërthen bombola, plagosen dy vëllezërit

Një aksidnet i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës. Nga shpërthimi i një bombole kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy vëllezër Sokol dhe Bardhok Proja nga Ishmi, 45 dhe 50 vjeç.

 Gjendja e tyre sipas policisë paraqitet e rëndë.

Ata janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në pavionin e djegieve plastike.