AKTUALITET, 21 Shkurt 2018, 12:51

Grabitën tre banesa në Shijak, pranga dy personave

Grabitën tre banesa në Shijak, pranga dy personave

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohet se ditën e djeshme kanë grabitur tre banesa në zonën e Shijakut.

Në sajë të operacionit “Flash”, kanë rënë në pranga Florjan Rushiti 29 vjeç dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, ky i fundit i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e një automjeti, një motor, 4 biçikleta e sende të tjera.

Detajet e policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Shijak finalizojnë më sukses operacionin e koduar "Flash".

Një ditë më parë kanë kryer tre vjedhje banesash me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut dhe një vjedhje motori në Tiranë.

Vihen në pranga autorët.

Sekuestrohet një automjet, katër biçikleta, dy televizorë, njësi kompjuteri, disqe automjetesh.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Flash".

Janë arrestuar dy shtetas, të cilët një ditë më parë kanë vjedhur më thyerje banesa në lagje të ndryshme të qytetit të Shijakut.

Janë arrestuar shtetasit:

• F.R., 29 vjeç, banues në Shijak;

•S.Ll., 22 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:

. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K., ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.

. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.

. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T., ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.

. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura.

. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.

. Katër biçikleta.

. Dy televizorë të markave të ndryshme.

. Njësi kompjuteri, monitorë, tastierë.

. Tetë disqe alumini.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vjedhja "dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”parashikuar në nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2115205292099164/