AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 14:40

Deklarata e Lu për hakerimin e zgjedhjeve, reagon ish-ministri i Ramës

Deklarata e sotme të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë se zgjedhjet janë hakeruar edhe në SHBA, janë sjellë reagime të shumta.

Një prej tyre ka ardhur edhe nga ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e parë të Edi Ramës, Ylli Manjani.

“Zgjedhjet në USA qenkan hakeruar”- thotë ambasadori i USA në Tiranë! Edhe këtë hall duhet ta mbajmë ne?!

Apo duhet të lejojmë vjedhjen e votës në Shqipëri, qoftë dhe pa hakerim?! Shumë e çuditshme! Nuk po marrim më vesh tek cilat standarde duhet të besojmë!”, shkruan Manjani në Twitter.