AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 14:31

Miqësorja e luksit, Skënderbeu gjen Beshiktashin në Antalia

Miqësorja e luksit, Skënderbeu gjen Beshiktashin në Antalia

Beshiktash-Skënderbeu!

Nuk është bëhet fjalë as për Ligën e Kampioneve, ku Beshiktashi tashmë merr pjesë në fazën me eliminim direkt (1/16), dhe as për Ligën e Europës, ku Skënderbeu sapo i ka dhënë lamtumirën me nder kompeticionit.

Bëhet fjalë për një miqësore luksi të dy prej ekipeve më të mira të Turqisë dhe Shqipërisë.

Data është fiksuar: 12 janar në Antalia.

Më parë dy klubet janë përballur në grupet e Ligës e Europës, në edicionin 2015-2016, dhe të në të dy takimet ka triumfuar Beshiktashi, 0-1 në Elbasan dhe 2-0 në Stamboll.

TPZ.AL