AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 14:24

Dosja Habilaj/ Përgjimet e reja ku përmendet Saimir Tahiri dhe bashkëshortja

Dalin detaje të reja nga dosja voluminoze prej 1600 faqesh e ‘Habilajve’ të sjellë nga prokuroria e Katanias. Dosja hetimore është e ndarë në 4 kapituj, ndërsa kapitujt 2 dhe 3 përfshihen të gjitha përgjimet për grupin Habilaj. Fashikulli 4 përmban dokumente të mbledhura gjatë hetimit të prokurorisë së Katanias. Në fashikullin e përgjimeve, ka vetëm 3 përgjime ku përmendet emri Saimir.

Ndërkohë në kapitullin 3 të dosjes, të siguruar nga Report TV, përmendet edhe emri i Tahirit, ndërsa prokuroria e vendit fqinj e titullon këtë pjesë si “Puqja ndërmjet grupit shqiptar të drejtuar nga Moisi Habilaj e Florian Habilaj dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri”.

Emri i Tahirit përmendet i plotë në përgjimin e bisedave të trafikantëve. Emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në datën 13.01.2014, ku flitet edhe për gjerdanët që ia janë dhuruar gruas së Tahirit. Përgjimi i parë është bërë brenda makinës BMË 320, me targë BZ140RJ, në përdorim të shtetasit Maridian Sulaj rreth orës 06:46 të datës 10.10.2014, ndërsa i dyti në 13.01.2014 brenda makinës së Moisi Habilajt rreth orës 20:42.

Meridian Sulaj në këtë përgjim flet me Avdul Sulajn në lidhje me disa targa makinash. Maridiani i thotë se presidenti e ka 01 (nr. e targës), kryeministri 02, 03 e ka Artani (Habilaj), që e kishte ai kushëriri ynë. Pikërisht në këtë moment Maridiani nuk po kujton emrin e Tahirit dhe pyet ‘çfarë ishte ai, ndërkohë që hyn Avduli dhe ia kujton duke thënë ‘Saimiri’.

Mariadian Sulaj vazhdon duke përmendur edhe njëherë targat e duke thënë se 03 e kishte Saimiri targën, që është ministër i Brendshëm. Gjithashtu Maridian Sulaj shprehet në përgjim se Tahiri ia ka dhënë Artanit (Habilajt) me gjithë dokumentat këtë makinë, si dhe shton se ia ka dhënë kështu në mirëbesim, pasi në të vërtetë ia kishte dhënë Moisi Habilajt, i cili ia kishte blerë ish-ministrit.

Biseda e plotë:

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMW 320, me targë BZ140RJ, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj – Regjistrim mjedisor nr 717 i orës 06:46, i datës 10.10.2014. Autoveturë në lëvizje më radion ndezur. Dëgjohet Maridian Sulaj që komenton me Avdul Sulajn, Klardi Sulajn, i thirrur mili njëfarë Niko, si dhe një burrë shqiptar, targat aktuale shqiptare. Maridiani në lidhje me targat thotë:

Maridian: presidenti e ka 01, kryeministi 02, 03 e ka Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë, vetëm atë kanë.

Avdul: e mirë, janë targa të veçanta.

Maridian: ah targa të veçanta… (fjaë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhën ai…

Burri: cili artan?

Maridian: ishte i kushëriri tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? 03 e ksihte ky Saimiri.

Avdul: e ka Saimiri.

Maridian: po ai ëhstë ministër i Brendshëm.

Avdul: targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: po ai ia ka dhën Artanit me gjithë dokumenta, ta marrtë dreqi! Çfarë thotë ky, ‘shiten, ua heqin’… është e tij personale o vëlla!

Avdul: perdor Artani në Vlorë.

Maridian: e ka me dokumentat e tij o vëlla!

Avdul: ëhstë personale, nuk ëhstë e punës.

Burri: nuk e ndalon… (nuk e përfundon fjalinë)

Maridian: por atë e ka dhën kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…

Avdul: po ajo dihet.

Maridian: por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut, Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë.

Pastaj vazhdon një pjesë ku Maridiani dhe Avduli tregojnë për atëherë ku çuan në Shqipëri një makinë të tipit Audi A8, vështirësitë që kishin hasur ë doganën e vlorës, aq sa Maridiani kishte marrë në telefon moisiun për ët shkuar tek ata.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të përgjimit të bërë brenda makinës së moisi Habilajt me targë IHP2690 në datën 13.01.2014, Eneo sulaj flet me një burrë shqiptar dh i treon kush shkoi së bashku me moisin në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar mënxherin e dyqanit, Antonio Riela.

Eneo: … kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjehdje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po cfarë të tha, që shkojmë në shkollë… cfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjehdjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshtë ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludoon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… seps ei kishte përlqyer (kostumi) … e more vesh se cfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: po çfarë po thua?

Eneo: tani… për tani që u nis… përveç parave…

Burri: kostumin dhe

Eneo: jo.. jo

Burri: nuk jep asgjë pa bashkëshorten.. thua

Eneo: jo përvec sokolit që i mori paratë për ‘punë’ Saimiri nuk donte para… është e qartë… sepse…. me ata…. dhe i dha … i dha gjerdanin me diamantë…