AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 17:53

Rama takon kryebashkiakët e PS, u kërkon para për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë

Rama takon kryebashkiakët e PS, u kërkon para për

Kryeministri Edi Rama kishte thirrur sot në një takim kryebashkiakët aktualë nga i gjithë vendi. Natyrisht ata që përfaqësojnë Partinë Socialiste. Ndonëse u mendua se takimi do të kishte të bënte me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në fakt ishte dicka krejt tjetër.

Burime të Lapsi.al nga brenda takimit, thanë se Rama u ka kërkuar atyre të japin para nga buxheti i bashkive që drejtojnë për rindërtimin e shtëpive në fshatrat e Korcës, të cilat u shembën nga lëkundjet e fundit të tërmetit.

Buxheti më minimal që cdo bashki duhet të jepte ishte 25 milionë lekë të vjetra. Bashkitë me buxhet më të madh do të paguanin më tepër.

Rama u ka kërkuar të vetëve të jënë solidarë me banorët e prekur nga tërmeti dhe me vetë qeverinë që nuk ka fonde të mjaftueshme për ringritjen e shtëpive. Pra, është kërkuar që të sakrifikohen para nga investimet e planifikuara për t’i shkuar si ndihmë banorëve në Korcë.