TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy mjek të Spitalit Rajonal të Lezhës u morën të pandehur nga gjykata me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur mjekësore një fëmije 3-vjeçar, i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të.
Mjekët P.L dhe K.K u paditën në prokurori nga familjaret e fëmijës. Prokuroria e Lezhës, pas marrjes së provave dhe dëshmive për çështjen e çoi atë për gjykim në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë. Akuza pretendon se mjekët kanë konsumuar veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm”. Dy mjekët i kanë mohuar akuzat.
Megjithatë sëfundmi Gjykata e Lezhës pranoi gjatë një seance paraprake kërkesën e prokurorisë, duke vendosur që çështja të kalojë për gjykim.
Në seancën gjyqësore për dërgimin e çështjes për gjykim avokatët e dy mjekëve kanë kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre në dosjen hetimore gjithçka është në kuadrin e dyshimeve dhe akuzat nuk janë të faktuara. Por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes.
Por një ditë pasi është përcjellë për në shtëpi gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai është paraqitur sërish në Spitalin e Lezhës. Ai ka qëndruar disa orë aty dhe mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës. Ai vdiq në Tiranë një ditë më vonë.