AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 13:33

Xhixho: BILD vërtetoi lidhjet e maxhorancës me grupet e krimit

Xhixho: BILD vërtetoi lidhjet e maxhorancës me grupet e krimit


Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se tashmë është e qartë se lidhjet e maxhorancës me krimin deformuan zgjedhjet e vitit 2017-të.

Skandalet e kesaj qeverie ilegjitime tashmë janë kthyer në rutinë për publikun. Rasti i përgjimeve të publikuara nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild”per dosjen 339/1 është shumë i rëndë por që në fakt verteton kauzen e opozitës që vullneti i qytetareve është deformuar në zgjedhjet e 2017 dhe kjo nga nje lidhje kriminale e maxhorancës me grupet e krimit te organizuar dhe bandat. Tashmë faktohet se si eshte rrënuar çdo marrëdhënie shtetare ku krimi i organizuar komandon dhe drejton punën e drejtorive, të bashkive e deri përcakton edhe listat për deputetë te maxhorancës , bën presion ndaj administratës me heqje nga puna për hir të votës. Te gjitha keto ishin rekomandime prioritare te raportit te OSBE-ODIR per zgjedhjet e 2017 por qe maxhoranca kerkonte prova dhe ja ku i ka tashme me ze dhe figure. Padyshim me e rende akoma eshte fakti qe Prokuroria deri me sot nuk kishte vepruar per zbardhjen e ketij hetimi dhe cuarjen perpara drejtesise se pergjegjesve te vepres penale per krimin elektoral te 2017, nderkohe qe vendi është në një krize të thellë politike, ekonomike dhe institucionale. Heshtja e prokuroriseë padyshim verteton edhe nje here kapjen e saj nga qeveria pasi dhe zgjedhja e kryeprokurores u bë në menyre antikushteruese me 69 vota.  Por papërgjegjshmeria arrin kulmin kur qeveria nuk shqetësohet fare per thelbin e ketyre pergjimeve por shqetesohet për daljen e sekretit hetimor ne media. Ku arrin dhe kercenon median per kete veprim , nderkohe qe ajo eshte ne kryerjen e detyres se saj pasi zbulimi i te vertetes eshte themeli i misionit te saj. Prokuroria me kete veprim jo vetem synon te mbylli gojen e gazetareve por shkel me te dy kembet kushtetuten e vendit qe ne nenin 22 qe sanksionon se :  “Media nuk mund të censurohet paraprakisht”… Pra urdhërin për censurë prokurorët duhet ta rivleresojne menjehere.

Ka vetëm një zgjidhje: dorëheqja e menjëhershme e frymëzuesit dhe projektuesit të skemës kriminale të blerjes së votave Edi Rama dhe vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakoshme politike si e vetmja zgjidhje për të rikthyer shtetin ligjor dhe per tu ndare perfundimisht nga narkoshteti u shpreh Xhixho.