AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 15:54

Donika Prela gjen justifikimin për dosjen 339: Për krimin zgjedhor nuk ishte e mundur ndarja e çështjes që në fillim

Donika Prela gjen justifikimin për dosjen 339: Për krimin zgjedhor nuk


Prokurorja e Krimeve të Renda, Donika Prela, doli sot në një deklaratë për mediat, lidhur me dosjen 339. Ajo bëri një rezyme, se sa persona janë në hetim, dhe se kur do të paraqiten ata para gjykatës, për sa i përket veprave penale të trafikimit të drogës.

Prela tha se lidhur me krimin zgjedhor, nuk ka qënë e mundur ndarja që në fillim e çështjes, dhe hetimi për këtë pjesë të dosjes, ka nisur nga muaji tetor i vitit 2018. Prela tha se këto hetime pas publikimit të fashikujve, janë intensifikuar.

Ajo u shpreh po ashtu, se ka nisur hetimi për nxjerrjen e informacionit që është sekret hetimor, që siç e cilësoi Prokurorja e Krimeve të Renda, është një vepër e rëndë penale.