TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nesër në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojmë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithsecilit.” – kështu shkruan në facebook, ish deputeti i PD, Agron Shehaj ndërsa fton të gjithë prindërit t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar si e vetmja mundësi për të ardhmen e fëmijëve.
“Siç tregon bashkëpunimi kriminal Dako-Avdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët.
Kur krimi kap shtetin ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike.
Kështu rrënohet ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve, sepse krimi nuk hap vende pune, krimi nuk krijon mundësi, krimi nuk lejon hapësirë për investimet e huaja apo ato të ndershme.” -vijon më tej demokrati Shehaj
Postimi i plotë:
Nesër në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojmë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithsecilit.
Siç tregon bashkëpunimi kriminal Dako-Avdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët.
Kur krimi kap shtetin ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike.
Kështu rrënohet ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve, sepse krimi nuk hap vende pune, krimi nuk krijon mundësi, krimi nuk lejon hapësirë për investimet e huaja apo ato të ndershme.
Prandaj, ata që nuk duan që e vetmja mundësi për fëmijët e tyre të jetë puna në bizneset e krimit, duhet të ngrenë zërin sot.
Bashkohuni me ne nesër në protestë, si prindër të shqetësuar për fëmijët tanë, si të rinj të shqetësuar për të ardhmen e tyre, si profesionistë që duan të punojnë ndershmërisht, si sipërmarrës që duan mundësi të ndershme.