AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 13:40

Bomba e “Bild”/ Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda vendos të flasë, në 15:00 detajet për përgjimet

Bomba e “Bild”/ Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda vendos


Pas përgjimeve të “Bild” të cilat tronditën politikën shqiptare, Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela në orën 15:00 do të dalë të flasë për mediat.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë do të flasë prokurorja Prela për këto përgjime kaq të bujshme.

Ditën e publikimit të përgjimeve reagoi edhe Prokuroria për Krimet e Rënda. Ajo nxori një urdhër, që të ndalohet publikimi i informacioneve nga dosja 339 si nga shtypi ashtu edhe nga ndonjë tjetër formë.

“Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penat Nr. 339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv”, thuhet në urdhrin e Prokurorisë.

Disa ditë më parë prestigjiozja gjermane “Bild” publikoi audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.