AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 14:30

Kandidat për SPAK, prokurori që hetoi 613 kg kokainë kalon vettingun

Kandidat për SPAK, prokurori që hetoi 613 kg kokainë kalon


Një tjetër prokuror kalon me sukses vettingun. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, një institucion i ri në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Kondilin bazuar në tre kriteret e rivlerësimit.

Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.

Në sitën e Vettingut gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK.