AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 13:50

Protesta/ Deklarata e fortë e ish-deputetes së PD-së: 8 qershori përballja finale, Rama duhet të rrethohet e arrestohet


Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka reaguar lidhur me protestën e partive opozitare, të cilat ditën e nesërme pritet të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare para kryeministrisë dhe parlamentit.

Në një postim në Facebook, Albina Deda shprehet 8 qershori do të jetë përballja finale me një kryeabuzues shtetëror i cili duhet të arrestohet.

Postimi i plotë i Albina Dedës:

8 Qershori duhet të jetë përballja finale jo vetëm me një skizofren agresiv e totalisht të papergjegjshëm që duhet të izolohet por dhe me një kryeabuzues shtetëror i cili duhet të arrestohet.

Nuk ka asnjë rrugë tjeter logjike me Edi Ramën. I siguroj jo vetëm demokratët por ç’do shqiptar se kurrë më as në Sarajet e Surrelit nuk do guxojë të shkelë ky monstër që tallet me buken e vegjëlisë shqiptare, ky Sulltan pervers që ka shitur me koncension edhe per shumë vite të ardhmen e brezave që vijnë. Asnjë marreveshje nuk mund të ketë as politikisht dhe as njerezisht me Edi Ramen.

Ai duhet të izolohet,të arrestohet.

E pastaj sipas vijimësisë teknike medikale do kurohet… E pastaj pas ekzaminimit të tij si i droguar i gradës së degraduar të gjitheve do të na vijë turp…se cilin patëm

Kryeministër.

Gjushët e Avdylajt ….janë mburoja më infantine e një përbindëshi të droguar që gati po drogon ardhmerinë tonë.