AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 14:38

Lëvizje në polici, emërohet shefi i ri i krimeve në Tiranë

Lëvizje në polici, emërohet shefi i ri i krimeve në

Janë bërë ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës.

Shefi i Komisariatit numër 2, Gilbert Hoxha është transferuar në Drejtorinë e Tiranës.

Ai do të mbajë detyrën si shef i krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë.  Ndërsa në vend të tij është emëruar Oltion Bistri.

Bistri ka qenë në sektorin e Forcave Shqiponja dhe shef komisariati në Pogradec.