AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 21:15

Rama nuk ndalet: Gazetarët nuk revoltohen dot, unë jam ushqimi për ta

Rama nuk ndalet: Gazetarët nuk revoltohen dot, unë jam ushqimi

 

Kryeministri Edi Rama, nuk shfaqi asnjë pendesë për sulmet agresive që bëri ndaj gazetarëve dhe shtypit të lirë. Ai u shfaq tek emisioni Zonë e Lirë, i rënduar, pa humor dhe i sigurtë se atë që kishte thënë ndaj gazetarëve ishte veprimi më i drejtë.

Çani: Nuk ke frikë nga gazetarët, që të ndërmarrin ndonjë grevë ndaj tyre.

Rama: Të bëjnë grevë urie gazetarët? Po unë jam ushqimi. Do rrinë pa ngrënë...Unë kur të duroj ty, ata nuk i kam problem fare.

Çani: Ke ndonjë gjë për t'i thënë reporterëve sot, ata s'kanë asnjë faj?

Rama: Unë dola për ata, që tja u thosha disa fjalë. Atyre dhe të tjerëve mbi ta. Ka një hierarki kazani.

Çani: Si ti heqim qafe gazetarët?

Rama: Jo ti heqim qafe, por të vetëndërgjegjësohen. Njerëzit kanë nevojë të marrin informacion të saktë. Unë kam një opinion timin, që e them sa herë më vjen për ta thënë, e them.

/TPZ.AL/