AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 12:05

Rama kujtohet për Balilin, i kërkon policisë ta kapë përpara mbërritjes së ambasadores së SHBA në Tiranë

Rama kujtohet për Balilin, i kërkon policisë ta kapë

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot përpara drejtuesve të policisë së shtetit, ku ka prekur një numër të madh temash, që nga shpifja e portaleve deri tek azili i ish nënkomisarit Emiljano Nuhu. Rama u kujtua edhe për Klemend Balilin, person në kërkim prej një kohe të gjatë, të cilin "policia që duam", nuk ka mundur ta arrestojë. Rama tha se nuk duhet pritur ardhja e ambasadores së re të SHBA-së, që të përmend Balilin, duke lënë kështu të kuptohej nga ana e policësve, që arrestimi i këtij personi duhet të kryehet më parë.

"Presim të vijë ambasadorja e re ameirkane që të na kujotjë se nukk është kapur akoma Klemend Balili."

/TPZ.AL/