TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zgjatjen e hetimit edhe tre muaj të tjera për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky vendim është marrë nga katër prokurorët e dosjes “Tahiri’. Ai akuzohet për lidhje me bandën e ‘Habilajve”, kjo u vërtetuar pas publikimit të përgjimeve.
Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
TPZ.AL