AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 08:56

3 shqiptarët aksidentohen me makinën e vjedhur, një i vdekur dy të plagosur

3 shqiptarët aksidentohen me makinën e vjedhur, një i vdekur dy

Mbrëmjen e djeshme tre shqiptarë në Itali vodhën një makinë tip “BMW” por shumë shpejt u zbuluan dhe u ndoqën nga policia.

Sapo panë policinë shqiptarët shtuan shpejtësinë e makinës deri në 200 km/h për të shpëtuar nga arrestimi.

Nga shpejtësia e madhe makina doli nga rruga në zonën e Cermonas, një 31 vjeçar humbi jetën rrugës për në spital ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur.

Siç shikoni edhe në foto makina është shkatërruar plotësisht. Gjatë kontrollit në makinë policia ka sekuestruar para dhe bizhuteri që dyshohen të jenë të vjedhura. TPZ.AL