AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 09:43

Lojrat e fatit, Manjani: Me ligjin e ri të Ramës bixhozlinjtë do të paguajnë më shumë

Lojrat e fatit, Manjani: Me ligjin e ri të Ramës bixhozlinjtë do

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka treguar për qytetarët se me ligjin e ri për lojrat e fatit, personat që luajnë do të shpenzojnë më shumë para.

Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se qeveria do ta kthejë këtë biznes monopol, dhe do ti detyrojë bixhozlinjtë të paguajnë më shumë për vesin e tyre.

Postimi i plotë:

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!

Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani… Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti… Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa! TPZ.AL