AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 10:07

Vrau 3 persona për një shuplakë, sot masa e sigurisë për autorin

Vrau 3 persona për një shuplakë, sot masa e sigurisë

51 vjeçari Kujtim Koxha, autori i vrasjes së tre punonjësve të Bashkisë Mat do të dali ditën e sotëm para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 tetorit në fshatin Shënëlli të Matit. Autori i vrasjeve është konfliktuar verbalisht me 4 punonjësit e bashkisë, më pas i sulmoi me armë tip “Kallashnikov”, teksa ishin duke ngrënë drekën në një restorant të zonës. Bilanci ishte tragjik, njëri prej punonjësve humbi jetën në vend ndërsa dy të tjerët në spital, personi i katërt u plagos lehtë, është jashtë rrezikut për jetën.

Koxha ka shërbyer si kryeplak i fshatit, njihej si person problematik. Koxha ka deklaruar para policisë se njëri nga autorët e ka goditur me shpullë. “Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, -tregoi Koxha. TPZ.AL