AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 08:44

Fillon viti i ri akademik, 22 000 studentë për herë të parë në universitet

Fillon viti i ri akademik, 22 000 studentë për herë të

Ditën e sotme ka filluar viti i ri akademik për 83 mijë studentë në ciklin e parë (BSC dhe profesionale). Rreth 22 mijë prej studentëve do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit.

10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete e Shqipërisë do të nisin mësimin e studentëve. Ky vit i ri akademik do të ketë 103 programe studimi më shumë në krahasim me vitin që lamë pas, bëhet fjalë për 49 programe në profesional dhe 54 në bachelor.

Këtë vit dega e mësuesisë është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, 16 % e studentëve u regjistruan për këtë degë.TPZ.AL