AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 10:30

Sali Berisha feston sot 74 vjetorin e lindjes

Sali Berisha feston sot 74 vjetorin e lindjes

Pas fejesës së Shkëlzenit me Armina Melanin, një tjetër festë do të zhvillohet në familjen Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha do të festoi ditëlindjen ditën e sotme, pasi ka lindur në 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës.

Pavarësisht moshës ish-kryeministri mbetet një ndër politikanët më aktiv, ai ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës dhe kryeministrit.

Pavarësisht se është 74 vjeç, Berisha vazhdon të japi kontribut në opozitën shqiptare për ta sjell në pushtet. Nuk dihet ende se në çfarë vendi do ta festoi ditëlindjen, pasi ende nuk është publikuar ndonjë informacion nga familja Berisha. TPZ.AL