TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dalë para gjykatës Kujtim Koxha, autori i vrasjes së tre fishtë në fshatin Shëlli të Matit. Me pranga në duar, pas hekurave me kokën ulur Koxha ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Koxha nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë seancës së gjykimit, ai ka pranuar krimin.
"Nuk jam penduar! Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë.” deklaroi Koxha për vrasjen e tre punonjësve të bashkisë.
Konflikti ndodhi në datën 11 tetor teksa punonjësit e bashkisë po punonin për të ndërtuar një rrugë, ky i fundit ka kërkuar rrugën te shtëpija e tij, pas konfliktit verbal, autori i krimit i ka vrarë me armë zjarri tre punonjësit teksa hanin drekën në një restorant të zonës.
Tre viktimat janë Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti. TPZ.AL