TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot nis viti i ri akademik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bachelor dhe profesionale). Ndërkohë rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit.
Ndërkohë shumë dëgë nëpër universtitet në rrethe janë mbyllur për shkak të mosplotësimit të kuotave të regjistrimit të studentëve.
Në Shkodër viti i ri akadamik në universitetin “Luigj Gurakuqi” ka nisur me 230 studente më pak se një vit më parë.
Një renie kjo progresive e frekuentimit të univeristetit të vetëm në veri të vendit. Univeristeti i Shkodrës do pushojë së diplomuari fizikantë pasi ka patur 0 regjistrime në këtë degë. Kurse të tjera kanë jo më shumë se 9 të regjistruar si italianistika, grafika, matematika etj.
Ai e pranoi se janë 12 programe studimi të cilat preken nga pragu i rritur i mesatares për lëndëve të mësuesisë e megjithatë të gjitha shpresat varen tek raundi i tretë i regjistrimeve.
Ndërkohë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë degët e mbyllura janë: Matematikë, fizikë, kimi, gjuha italiane. Rrezikojnë pedagogji e specializuar. Degët e mësuesisë me numirn më të ulët regjistrimesh për shkak të mesateres mbi 7.
Po ashtu në Universitetin e Elbasanit mbyllen 6 programe studimi, mes të cilave një sërë programesh të gjuhëve të huaja si gjuha gjermane, frënge dhe italiane. Teksa në mbyllje të fazës së tretë i kanë shpëtuar mbylljes Matematik-Fizika dhe Bio-Kimia.
Në universitetin “Aleksandër Mosiu” Durrës rreth 2200 studentë të programeve bachelor nisin sot vitin akademik. UAMD i vetmi universitet i rretheve që i shpëton mbylljes së degëve.
Ndërkohë në Korçë në universitetin “Fan.S.Noli” janë mbyllur 3 programe studimi.
Gjithashtu dhe në universitetin Eqerem Çabej në Gjirokastër këtë vit do të mbyllen dëgët kryesisht në drejtime të mësuesisë dhe konkretisht Matematika dhe Fizika, Fizikë dhe Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha dhe Letërsia Greke.