AKTUALITET, 23 Janar 2018, 10:22

“Rama ka porositur arrestimin e Fullanit”, ish-ministri plas “bombën”

“Rama ka porositur arrestimin e Fullanit”, ish-ministri plas

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka befasuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Manjani tha se Rama ka kërkuar me telefon arrestimin e qytetarëve për mos pagimin e faturave të dritave dhe ka porositur arrestimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Manjani u shpreh:

Shikoni, se duhet të jemi realist në arsyetim. Zoti Rama në detyrën e kryeministrit ka marrë në telefon gjykatës për të futur njerëz në burg, pse nuk paguajnë faturën e energjisë. Është porositës i arrestimit të guvernatorit të bankës. Ka kryer disa akte të dukshme në favor të opinionit publik kundër drejtësisë dhe në asnjë rast nuk është identifikuar të bëjë presionin e nevojshëm për vrasjet e 21 janarit dhe për këtë gjë ai ka përgjegjësi