AKTUALITET, 23 Janar 2018, 10:01

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u hodh nga kati i pestë i hotelit në Athinë

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u hodh nga kati i pestë i hotelit

Mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli në sheshin “Omonia”. Policia greke ka dhënë sot detajet e para.

Mësohet se në vendngjarje, shtetasit shqiptar iu gjet me vete një fotokopje e pasaportës, duke bërë të mundur kështu identifikimin e tij.

Sipas policisë greke, ai është Emiljano Desaj, një 42-vjeçar nga Skrapari.

Në posedim të tij është gjetur edhe një çantë plot me para, ndërkohë që nuk dihen motivet që çuan shqiptarin drejt një akti të tillë.