TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Greqi, ndërsa ende mbeten mister shkaqet që çuan 42-vjeçarin të vetëvritet.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:10 të mbrëmjes, pikërisht në një hotel në qendër të Athinës, në sheshin Omonia. Mediat greke kanë bërë të ditur se shqiptari kishte hyre mbrëmë në hotel, por nuk kishte marrë asnjë dhomë.
Ndonëse ishte pyetur nga recepsioni, ai mundi të ngjitej në katin e pestë dhe të hidhej nga andej.
42-vjeçari u transportua me ambulancë në spital, ndërkohë qe po vijojnë e hetimet.
Raportohet se atij iu gjet një çantë e mbushur me para, por gjithsesi pritet ende një deklarate zyrtare nga policia.