TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklarata e pak kohëve më parë e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se bizneset e kufirit Kosovë-Shqipëri mbajnë peng heqjen e barrierave mes dy vendeve vazhdon të shkaktojë reagime. I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” kryeministri Edi Rama tha se Majko kishte të drejtë.
“E ka thënë në gjuhën e duhur, kush ka vesh le të dëgjojë se për kë bëhet fjalë. Asaj që ka thënë Pandi nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment” – tha Rama, por kur u pyet çfarë po bëhet për të kapërcyer këtë problem ai e çoi “topin” e përgjegjësisë në Prishtinë.
“Duhen dy për të kërcyer tango. Faji në Prishtinë? Jo nuk thashë këtë (buzëqesh)” – e mbyll Rama.
I pyetur nëse gjatë takimeve me Vuçiç, ai ka kërkuar ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territoreve, Rama jep këtë përgjigje: “Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare” – e mbyll Rama.