TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kevin De Brujn ka rinovuar kontratën me Mançester Sitin. Belgu ka firmosur deri në vitin 2023. Edhe 5 vite të tjera si “qytetar” për një nga mesfushorët më të mirë në botë, për momentin.
“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës. Gjithmonë e kam pohuar që dua të qëndroj gjatë këtu pasi çdo ditë e më tepër ndihem si në shtëpi. Po fitojme dhe luajmë bukur. Kënaqësi të jesh pjesë e këtij ekipi dhe emocionuese të mendosh se ku mund të arrijmë në të ardhmen”, shprehet De Brujn.
Lajm i shkëlqyer për klubin, e ka cilësuar drejtori i klubit, Begirishtajn, rinovimin e belgut. “Kevin po e tregon veten dhe është integruar në mënyrë fantastike me ekipin tonë” shprehet spanjolli.
Rroga e re e lojtarit do të jetë 260 mijë paund në javë me gjithë të drejtat e imazhit.
De Brujn numëron 122 ndeshje dhe 31 gola me Sitin. Mbas rikthimit në futbollin anglez (pjesë e Çelsit më parë), askush nuk ka dhuruar më shumë asiste se mesfushori. Plot 38 asiste. Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje, ka tundur rrjetat e kundërshtarëve 8 herë dhe ka asistuar shokët e tij në 13 raste.