AKTUALITET, 23 Janar 2018, 08:30

VIDEO/Shëndetësia falas dhe pa pengesa, Rama: Ja si të veproni për të kryer një vizitë

VIDEO/Shëndetësia falas dhe pa pengesa, Rama: Ja si të veproni

Për çdo mëngjes kryeministri Edi Rama publikon nga një prej sukseseve, që sipas tij ka arritur. Këtë mëngjes ka zgjedhur një video ku tregon se tashmë me referimin elektronik të pacientëve mjekët kanë shmangur radhët e gjata të pritjeve dhe sorollatjeve të pacientëve për të bërë një vizitë te mjeku.

Sipas Ramës në Tiranë, çdo ditë kursehen plot 25 orë pune për mjekët duke mundësuar 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë shpjegim se si Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë e sorollatjet pa fund të qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë!

Në Tiranë, çdo ditë kursehen plot 25 orë pune për mjekët duke mundësuar 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët”, shkruan Rama në facebook.