TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë banorë të fshatit Verri në Fier u përplasën me Policinë e Shtetit, ndërsa kishin dalë për të protestuar kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në zonën e tyre.
Disa banorë mbetën të lënduar, ndërkohë menjëherë pas përfundimit të protestës, policia njofton se kë ndaluar katër prej tyre.
Në pranga janë vënë Aleksandër Bita, Eridjon Jani, Bledion Bita dhe Zylyftar Delibashi i cili pati edhe dëmtime më të shumta nga përplasja me policinë.
Policia thotë se arrestimet janë bërë pasi këta persona kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme.
Njoftimi i policisë për arrestimet:
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2. Eridjon Janji, 32 vjeç.
3. Bledjon Bita, 43 vjeç.
4. Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’,’Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’, dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal./TPZ.AL