AKTUALITET, 22 Janar 2018, 22:39

“Profesor, do bëhemi kolegë një ditë!”, pedagogu i studentes që u vra rrëfen ëndrrat e thyera të Arielës

“Profesor, do bëhemi kolegë një ditë!”, pedagogu

Ariela Murataj është studentja e Drejtësisë e cila mbeti e vdekur dy ditë më parë nga Aldosen Belulaj.

23-vjeçari qëlloi me armë mbi të dhe pastaj mbi veten, pasi e reja kishte refuzuar të lidhej me të.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ka qenë pedagogu i viktimës, Erlis Hereni.

Pedagogu ka rrëfyer marrëdhënien e tij me vajzën dhe ëndrrat e saj për të ecur përpara në fushën e Drejtësisë.

Ai ka rrëfyer se ajo ishte studente me mesataren mbi 9 dhe stafi pedagogjik nuk e kishte idenë se atë e përndiqte dikush.

Hereni nuk beson se ky ka qenë krim pasioni dhe se Ariela e kishte parashikuar ngjarjen e rëndë me anë të një statusi në Facebook të publikuar disa kohë më parë.

Pedagogu i të ndjerës, Erlis Hereni u shpreh: "Ajo ishte një vajzë me një mesatare mbi 9 dhe mund të kishte dhënë kontribut në sistemin e drejtësisë. Mbaj mend se ajo më thoshte pse jo profesor mund të bëhemi kolegë një ditë. Ajo vinte nga një fshat dhe luftonte për të arritur objektivat e saj. Në lëndën time i kam dhënë notën maksimale. Nuk kishim informacion se ajo përndiqej dhe kishte probleme të tilla. Nuk është krim pasioni dhe hetimet do thonë më shumë se kaq. Kjo besoj se ka lindur për një situatë të momentit. E ndjera duket sikur e kishte parashikuar këtë pasi kishte bërë edhe një status ku thoshte se armët nuk i vrasin njerëzit”.

 

[gallery ids="59470,59329,59319,59315,59233,59256,59216,59217,59218,59212,59213,59214"]