AKTUALITET, 22 Janar 2018, 22:31

Rama, "show" në emision "live", shkarkon drejtorin e Shëndetit Publik në...

Rama, "show" në emision "live", shkarkon drejtorin e

Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha lajmin se sot në një takim që ka pasur me drejtorët e Shëndetit Publik është shkarkuar drejtori i Shëndetit Publik të qarkut të Lezhës.

“Një qytetar nga nje fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të grpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore. Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratë

dhe del që s;është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atëherë çfarë bën ky drejtor, ca bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”